9 të pandehur dërgohen për gjykim, për kompleksin pa leje te Rana e Hedhun

Date:

Share post:

9 personat kanë konsumuar elementë të veprave penale dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim. Nga hetimet rezulton se në zonën e Ranës së Hedhun është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona. Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentian Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka. I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Referuar dosjes së procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, të hetuar nga prokurorja Iva Harka, është arritur të provohet se 9 personat kanë konsumuar elementë të veprave penale dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim.

Nga hetimet e kryera rezulton se në zonën e Ranës së Hedhun është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...