Aksident fatal në Berat, 40-vjeçari humb jetën pasi del nga rruga me motor

Date:

Share post:

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Berat.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi Saimir Ripi, 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues në anë të saj. Nga përplasja e fortë, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...