Kreshnik Bajraktari në krye të Portit të Durrësit. Ja dhe emërimet e tjera

Date:

Share post:


Pas emërimit të Pirro Vëngut në postin e ministrit të Mbrojtjes, në krye të Autoritetit Portual Durrës është vendosur Kreshnik Bajraktari, i cili ka mbajtur më parë postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai konsiderohet me përvojë të gjatë në fushën e transporteve dhe ka drejtuar për 8 vite qendrën e trafikut urban në kryeqytet. Bajraktari ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës. 

Gjatë vitit të fundit, periudha 2023-2024, ai ka punuar si inxhinier i Sistemeve të Sinjalizimit dhe Komandë-Kontrollit pranë Hekurudhës Shqiptare. Deklarohet njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane. Këshilli Drejtues i APD-së vendosi emërimin e Bajraktarit në postin e drejtorit të përgjithshëm pas propozimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo, i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Pas emërimit të Ervin Hoxhës Ministër i Brendshëm, në krye të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është rikthyer Dallëndyshe Bici. Vendin e lënë vakant nga Bici në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e ka zënë Lorena Goxhobelli, e cila pas disa detyrave të rëndësishme në administratën publike, prej qershorit 2022 shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...