Koncesioni i sterilizimit i kaloi shtetit, ministrja Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Date:

Share post:

Prej 3 javësh koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Evis Sala në përgjigje të interesit të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj, sistemi deri më tani ka funksionuar shumë mirë dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Koncesioni i ka 3 javë që i kaluar shtetit. U rrit kapaciteti. Po funksionon shumë mirë. Është bërë një punë shumë e madhe që ndoqi të gjitha procedurat ligjore. Është ngritur shoqëria shtetërore. Po bëhet një punë shumë e mirë dhe monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, tha Sala.

E pyetur në lidhje me rimbursimin e trajtimit për personat me diabet të tipit 1, ajo tha se kjo do të nisë nga viti 2027.

Qeveria ka miratuar gjithashtu vendimin për ngritjen e komisionit për çmimin e barnave, qëllimi i të cilit është garantimi i transparencës, stabilitetit dhe sigurisë në tregun e barnave në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se vendimi vjen si përgjigje ndaj nevojës për metodologjinë e përcaktimit të çmimit të barnave, përshpejtimin e procedurave dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna për qytetarët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...