Debate për rritjen e pagave të administratës dhe Rindërtimin në Këshillin Bashkiak të Durrësit

Date:

Share post:

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta politike dhe praninë e protestuesve jashtë godinës, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin rritja e pagave në administratën vendore dhe çështjet e lidhura me fondet e rindërtimit.

Një nga zhvillimet që tërhoqi vëmendje ishte pjesëmarrja në mbledhje e këshilltarit Dritan Burgija, një prej dy anëtarëve të përjashtuar nga Partia Demokratike, i cili nuk qe aktiv si herët e tjera gjatë seancës dhe më pas edhe pranë protestuesve bashkë me këshilltarin demokrat Ardian Muka. Këta të fundit qëndruan në sheshin para bashkisë, ku banorë të prekur nga projekti TID protestuan para dhe gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Gjatë seancës, Muka kërkoi që përfaqësues të këtyre familjeve të merrnin pjesë në mbledhje, por kryetarja e Këshillit Bashkiak, Denisa Luarasi, sqaroi se përgjigjet për shqetësimet e tyre do të publikohen në faqen zyrtare të bashkisë, edhe pse u dhanë në fund të mbledhjes pa praninë e tyre. Nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi tha se nuk ka ende vendime prishjeje po vetëm për lirim vullnetar të banesave që preken nga projekti, ndërsa po vlerësohen dhe vlerat arkitekturore dhe historike të secilit prej objekteve.

Pjesa më e madhe e pikave të rendit të ditës lidhej me rritjen e pagave për punonjësit e administratës së bashkisë dhe të ndërmarrjeve në varësi të saj. Kjo çështje shkaktoi përplasje mes këshilltarëve të shumicës dhe opozitës. Këshilltarja e PL-së, Anisa Ibraj, kritikoi ashpër rritjen e pagës së kryebashkiakes, e cila sipas saj pritet të kalojë mbi 300 mijë lekë, duke e krahasuar me ndihmën e ulët që u jepet familjeve në nevojë.

Nga ana tjetër, këshilltari demokrat Ardian Muka vuri në dyshim arsyetimin për rritjen e pagave, duke theksuar se nuk ka një performancë të përmirësuar të administratës që ta justifikojë këtë vendim. Ai kundërshtoi gjithashtu miratimin e shpërblimeve për këshilltarët bashkiakë, duke e cilësuar si konflikt interesi, pasi sipas tij lidhet drejtpërdrejt me rritjen e pagës së kryebashkiakes.

Demokratët u shprehën pro rritjes së pagave për kategori të caktuara si edukatorët, mësuesit, policia bashkiake dhe administratorët e njësive, por kundërshtuan rritjen për aparatin administrativ të bashkisë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte zgjedhja e Mirela Shalës si nënkryetare e Këshillit Bashkiak, e cila mori 29 vota pro nga 40 këshilltarë të pranishëm.

Në mbledhje u miratua gjithashtu rialokimi i fondeve të rindërtimit të pashpenzuara për vitin 2025, të cilat kalojnë për përdorim në vitin 2026. Bëhet fjalë për rreth 714 milionë lekë. Ky vendim ngriti pikëpyetje nga këshilltarët e opozitës, të cilët kërkuan më shumë transparencë mbi ecurinë e procesit të rindërtimit, duke theksuar se fondet po rialokohen nga viti në vit ndërkohë që problematikat vazhdojnë.
Në përgjigje, nënkryetari i bashkisë, Gentian Kallmi, deklaroi se procesi i rindërtimit vijon dhe se një pjesë e mirë e familjeve të prekura nga tërmeti kanë marrë tashmë çelësat e apartamenteve në lagjen e re në Spitallë, ndërsa dosjet e mbetura janë ende në shqyrtim.

Mbledhja u zhvillua në një klimë debati politik, ku përplasjet për pagat dhe rindërtimin reflektuan ndarjet mes palëve, ndërsa jashtë saj, qytetarët kërkuan përgjigje më të drejtpërdrejta për çështjet që i prekin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....