Kufizimi i hyrje-daljeve në portin e Durrësit, Deputeti Cara: Vendim që cenon ekonominë

Date:

Share post:

Deputeti i qarkut të Durrës, Igli Cara, ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Autoriteti Portual Durrës për të reduktuar korsitë në hyrje-daljen nr. 4 të portit, nga 6 në vetëm 3, në kuadër të projektit “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

Sipas Carës, përgjysmimi i kapacitetit të kësaj nyjeje kryesore përbën një vendim të paprecedentë, që sipas tij reflekton prioritete të gabuara dhe rrezikon të krijojë pasoja serioze në funksionimin e portit. Ai theksoi se hyrja nr. 4, pranë Urës së Dajlanit, është një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit të mjeteve dhe mallrave, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe sigurinë logjistike në portin e Durrësit, pikë e rëndësishme strategjike në rajon.

Deputeti Cara tha se kufizimi i lëvizjes do të sjellë trafik të rënduar gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sezonin veror, kur fluksi i automjeteve nga tragetet që lidhin Durrësin me portet italiane dhe volumi i mallrave në kontenierë rritet ndjeshëm. Ai shtoi se në një qytet ku trafiku mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët, ndërhyrje të tilla të përkeqësojnë situatën.

Në deklaratën e tij për median, Cara ngriti edhe shqetësimin për ndikimin e projektit “Durrës Marina”, duke pretenduar se interesat private po prevalojnë mbi ato publike. Sipas tij, përdorimi i infrastrukturës ekzistuese për zhvillime të reja urbane rrezikon të paralizojë përkohësisht aktivitetin ekonomik në port, në një kohë kur terminalet dhe kalatat vijojnë operimin normal.

Ndërkohë, Autoriteti Portual Durrës ka bërë të ditur se kufizimi i korsive është një masë e lidhur me ndërhyrjet për rikonceptimin dhe zhvendosjen e portës nr. 4 në funksion të punimeve. Sipas APD, hyrja nr. 2 do të mbetet funksionale dhe do të përdoret për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve të vogla.

Punimet zhvillohen në një kohë kur projekti për portin e ri në Porto Romano nuk ka avancuar, pasi tenderi prej rreth 400 milionë eurosh është anuluar për mungesë ofertash. Pavarësisht kësaj, projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit” vijon, duke sjellë ndryshime të drejtpërdrejta në organizimin e qarkullimit dhe funksionimin e përditshëm të portit.

Deputeti Cara i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve përgjegjëse që të rishqyrtojnë vendimin, duke e konsideruar atë të dëmshëm për interesin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...