Tensione në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn policia

Date:

Share post:

Tensione të forta me sharje dhe përplasje fizike kanë karakterizuar ndeshjen e sotme në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit, gjatë ndeshjes Bylis-Orik. Në fushën e blertë janë regjistruar përplasje fizike mes lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, tensionet kanë nisur në fushën e lojës duke degraduar në konfrontime të drejtpërdrejta në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

Situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të rivendosur rendin.

Gjatë incidentit, mësohet se u shoqërua në ambientet e Policisë futbollisti Bruno Telushi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të përfshirjes së tij në përplasje.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga klubet lidhur me incidentin dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë në të.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...