Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Date:

Share post:

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Një 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren që po lëvizte në trotuar.

Përplasja rezultoi fatale për 67-vjeçaren, shtetasen E. B., e cila humbi jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Gjilan/65-vjeçari dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe nipin foshnjë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u...

Kosovë/Gjenden pa jetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, brenda një...