Humbja e Teutës në Shkodër, nën hetim 6 tifozë durrsakë

Date:

Share post:

Fitorja 1-0 e Vllaznisë kundër Teutës të dielën në “Loro Boriçi” në Shkodër ka shkaktuar tension në fushë dhe mes tifozëve. Policia e Shkodrës bëri me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë gjashtë tifozë të Teutës, për “Shkatërrim të pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, pasi kanë thyer disa stola të tribunave dhe i kanë hedhur në fushë. Tensionet kanë vijuar dhe jashtë fushës.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit Vllaznia – Teuta, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...