Itali/ Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje nga shqiptari

Date:

Share post:

“Ma ke shkatërruar jetën në këto 15 vite, por tani ka marrë fund”. Ky ishte shënimi i fundit që Astrit Koni, 59 vjeç, shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kulla e kalasë së shekullit XVI në Cossombrato, një fshat me vetëm 500 banorë në provincën e Astit, mes kodrave të Monferratos.

Pak më parë, Arturo – siç e thërrisnin të gjithë që kur kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria 20 vite më parë – me profesion kopshtar, kishte hapur portën e ndërtesës me çelësat që përdorte zakonisht për punën në kopsht dhe, pasi kishte arritur në katin e fundit dhe kishte hapur një nga dritaret, ishte hedhur në tokë para syve të të pranishmëve.

Ishte ora 15:00 e pasdites së të premtes. Askush nuk e priste që vetëvrasja e atij burri kaq të qetë të fshihte një tragjedi shumë më të madhe. U deshën edhe 24 orë për ta zbuluar këtë, pas denoncimit për zhdukje të bërë nga vëllai i ish-bashkëshortes, Drita Mecollari, 55 vjeçe. “Motra ime nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh, më ndihmoni”, u kishte thënë ai karabinierëve, përpara se të ndiqte çdo lëvizje të zakonshme të saj: shtëpia, bari. Derisa sot pasdite u gjetën ajo dhe partneri i ri, me të cilin kishte disa muaj që frekuentohej, në një hendek pranë koshereve të bletëve që po sistemonin. Të dy pa jetë.

Drita dhe i dashuri i saj (Bardhok Gega, 57 vjeç), të dy shqiptarë, ishin vrarë me goditje kosoreje. Sipas një rindërtimi të parë, burri, me të cilin gruaja kishte pasur një lidhje 20-vjeçare, kishte tentuar disa herë të rikthehej me të, por ajo nuk kishte asnjë qëllim të rikthente atë marrëdhënie dhe, përkundrazi, kishte nisur një lidhje të re. I shtyrë nga xhelozia, ai mori kosoren, i arriti dhe i vrau.

Pasi kreu femicidin dhe vrasjen, Koni u drejtua drejt kalasë së Cossombratos, vend shumë i njohur për të, pasi punonte aty si kopshtar. Falë faktit që kishte çelësat, ai arriti të hynte në kullën mesjetare pa ngjallur dyshime dhe u vetëvra duke u hedhur në boshllëk.

Ngjarja ka lënë të tronditur gjithë komunitetin lokal. Shumë bashkëqytetarë e përshkruajnë si një punëtor të palodhur. Për rastin po hetojnë forcat e rendit për të rindërtuar me saktësi çdo fazë të ngjarjes. Për të sqaruar dinamikën e saktë, mbi trupat është urdhëruar kryerja e autopsisë./ Corriere della Sera

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...