Pranga 22-vjeçarit që shpërndante kokainë, procedohet një tjetër për mbajtje thike

Date:

Share post:

Vijojnë goditjet e Policisë kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në qytetin e Durrësit. Një operacion i koduar “Coast” ka çuar në prangosjen e një 22-vjeçari të dyshuar për shpërndarje kokaine.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan ndërhyrjen për kapjen në flagrancë të shtetasit që dyshohej se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë e mundur finalizimi i operacionit në lagjen nr. 17, ku u arrestua shtetasi G. R., 22 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Një tjetër sasi u zbulua edhe në banesën e tij.

Në total, policia sekuestroi rreth 188.5 gramë lëndë të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte e destinuar për shpërndarje në qytet.

Në kuadër të operacionit u procedua penalisht edhe shtetasi L. Gj., 21 vjeç, i cili ndodhej me të arrestuarin. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një mjet prerës (thikë), që u sekuestrua si provë materiale.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...