Emrat/ Dy të arrestuar në Durrës për zhvatje të qytetarëve në vendparkim pa pagesë

Date:

Share post:

Dy persona janë arrestuar për përfitim të paligjshëm në një vendparkim të përcaktuar nga bashkia si pa pagesë në lagjen 1 të qytetit. Kapja e tyre u bë te vendparkimi pranë pishinës olimpike. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë goditur një tjetër rast të zhvatjes së qytetarëve pas denoncimeve të marra.

Ali Muço, 32 vjeç, dhe Mariglen Gruda, 34 vjeç, banues në Durrës, u kapën në flagrancë duke kërkuar para nga qytetarët për të parkuar automjetet e tyre në një hapësirë publike ku parkimi ishte pa pagesë. Procedurat për rastin i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Gjatë sezonit të verës, kur numri i automjeteve në qarkullim rritet, fenomeni është shtuar ndjeshëm jo vetëm në vendparkimet publike të qytetit, por edhe në zonat e plazhit.

Ndërkohë, këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë ngritur padi në gjykatën administrative ndaj Bashkisë Durrës dhe Këshillit Bashkiak për vendimin e kthimit të rrugëve dhe shesheve kryesore të Durrësit dhe rrugës së plazhit në hapësira parkimi me pagesë nga vjeshta e këtij viti.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...