Përkujtim për Eqrem Çabejn, Figurën e Shquar të Gjuhësisë Shqiptare

Date:

Share post:

115 vjet më parë, më 6 gusht 1908, lindi Eqrem Çabej, dijetari dhe euriditi që i kushtoi gjithë jetën me pasion e dashuri studimeve të gjuhës shqipe dhe të botës shqiptare, duke na lënë një vepër të madhe për nga niveli e përmasat, vepër shkencore e cila ende sot pret të njihet, të kuptohet, të interpretohet e të çmohet.
Bota shqiptare duhet të përkujtojë lindjen e gjuhëtarit, profesorit, akademikut dhe Mësuesit të Popullit, Eqrem Çabej. I lindur në Gjirokastër më 1908, Çabej ndoqi një rrugë të ndritshme arsimore që e çoi nga shkolla në qytetin e lindjes, drejt studimeve të larta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe albanalogji në Universitetin e Gracit dhe më pas në Universitetin e Vjenës, ku në vitin 1933 u diplomua si doktor në filozofi.

Pas kthimit në Shqipëri, Eqrem Çabej shërbeu si mësues në disa shkolla të mesme dhe më pas si pedagog në Institutin e Shkencave, ku u bë ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe në Universitetin e Tiranës.

Veprimtaria shkencore e Eqrem Çabejt shtrihej jo vetëm në gjuhësi, por edhe në fusha të tjera si folklor, etnografi dhe histori letërsie.

Një nga kontributet më të rëndësishme të tij qe puna mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët indoevropiane dhe ballkanike. Disa nga veprat e tij kryesore përfshijnë: “Hyrje në indoevropianistikë”, “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, dhe “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”.

Prof. Çabej argumentoi me sukses prejardhjen ilire të gjuhës shqipe dhe theksoi rëndësinë e saj, duke e bërë etimologjinë objekt kryesor të punës së tij. Puna e tij për etimologjinë e shqipes, e pasuruar nga njohuritë e thelluara të dialektologjisë dhe onomastikës, u pasqyrua në veprën e tij monumentale “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, një seri prej shtatë vëllimesh të botuar nga Akademia e Shkencave.

Eqrem Çabej është vlerësuar me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe mbetet një figurë e jashtëzakonshme e gjuhësisë shqiptare. Ai ndërroi jetë në Romë më 1980-n, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...