1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ngec mes festës dhe sfidave të tregut të punës

Date:

Share post:

Çdo vit më 1 maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon përpjekjet historike për të drejtat në punë dhe kushte më të mira jetese. Kjo ditë e ka zanafillën në fund të shekullit të 19-të, kur punëtorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës protestuan për orarin 8-orësh të punës, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e lëvizjeve sindikale. Ata kërkonin vendosjen e një orari standard 8 orë punë në ditë, sepse deri atëherë shumë prej tyre punonin 10-16 orë, në kushte të vështira.

Kulmi i këtyre protestave ishte më 1 maj 1886, kur mijëra punëtorë dolën në grevë në disa qytete, sidomos në Chicago. Disa ditë më pas ndodhi edhe Haymarket Affair, një ngjarje e përgjakshme që e bëri edhe më të fortë simbolikën e kësaj lëvizjeje.

Kërkesa kryesore ishte shumë e thjeshtë dhe u bë slogani i kohës:
“8 orë punë, 8 orë pushim, 8 orë jetë personale.”

Sot, 1 Maji përjetohet në forma të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Në disa shtete shoqërohet me protesta dhe marshime për të drejtat e punëtorëve, ndërsa në të tjera është kthyer në një ditë pushimi dhe reflektimi.

Edhe në Shqipëri, kjo ditë shënohet si festë zyrtare, por për shumë qytetarë ajo mbetet një moment për të reflektuar mbi sfidat e tregut të punës, si papunësia, pagat, kushtet e punës dhe emigracioni për arsye ekonomike.

Pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit, tregu i punës vijon të përballet me vështirësi, sidomos për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar, të cilët shpesh zgjedhin të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira.

Nga ana tjetër, bizneset shprehen për mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë, duke krijuar një paradoks në treg, vende të lira pune, por mungesë kandidatësh.

Në këtë 1 Maj, mes pushimit dhe protestës, del ne pah nevoja për më shumë dinjitet në punë, paga më të mira dhe kushte më të sigurta për çdo punonjës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...