Ngjyrat e Durrësit në telajo, kolonia e piktorëve

Date:

Share post:

Gjiri i Durrësit, nga data 27 deri më 30 prill, u gjallërua nga kolonia e piktorëve të trevave shqiptare. Kjo është një nismë e kahershme e Institutit të Librit dhe Promocionit, nën drejtimin e z. Fatmir Toçi. Koloni të tilla synojnë të sjellin në vëmendjen e artdashësve dhe turistëve peizazhin e bukur dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, duke shërbyer njëkohësisht si promovim i artit dhe turizmit në Shqipëri.

Rreth 45 piktorë eksploruan peizazhin e Durrësit në të gjitha dimensionet e tij. Bregdeti, nga Karpeni, Vilë Bashtova, Qerreti dhe Golemi, deri në Currila e Kallm, u fiksua në telajo me ndjeshmëri dhe stil të veçantë. Kodrat e gjelbëruara të Golemit u shndërruan në një tjetër oaz frymëzimi për artistët, me bukurinë e tyre të ndërthurur me rezervuarët natyrorë.

Teknikat e përdorura ishin të ndryshme, nga vaji dhe akriliku në kanavacë deri te ndërthurjet me rapid dhe bojë kine. Një element i veçantë i kësaj kolonie ishte edhe realizimi në pikturë i kostumeve popullore të Shqipërisë së Mesme, duke sjellë një dimension etnografik në krijimtarinë artistike.

Atmosfera e krijuar gjatë kolonisë solli një emocion të veçantë për turistët vendas dhe të huaj, të cilët ndoqën nga afër procesin krijues të piktorëve, si në peizazh ashtu edhe në realizimin e modeleve me kostume popullore. Ditët u mbushën me krijimtari, shkëmbime idesh dhe diskutime mbi artin dhe zhvillimet kulturore në trevat shqiptare.

Kolonia u mbyll me një ekspozitë në shëtitoren e Golemit, ku u prezantuan punime të larmishme, të realizuara në rryma të ndryshme artistike, por autentike në shprehjen individuale të secilit autor.

Kolonia qe një sukses dhe falë organizatorit logjistik të saj, piktorit durrsak Çaush Vathi.

Aktivitete të tilla kanë një vlerë të veçantë për Durrësin dhe piktorët, jo vetëm në gjallërimin e jetës artistike, por edhe në promovimin e turizmit artistik, sidomos për vizitorët e huaj, të cilët janë gjithnjë e më të pranishëm gjatë gjithë vitit.

Ngjyrat janë jetë! Arti, gjithashtu.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...