Aksidenti tragjik/ Autori e quante veten “Bisha”, Pezullohet drejtori i policisë së qarkut dhe disa të tjerë

Date:

Share post:

Detaje të reja dalin në dritë për drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës.

Nikoll Radaçi, 57 vjeç, rezulton me precedentë të mëparshëm në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas verifikimeve, në vitin 2022 atij i është pezulluar leja e drejtimit dy herë, nga një muaj, për tejkalim të shpejtësisë.

Më herët, në 2020, ai është ndëshkuar edhe për parakalime të gabuara.

Në komunitet njihej me nofkën Bisha, të cilën ia kishte vënë vetes.

Një historik që, sipas banorëve, reflekton sjelljen e tij të vazhdueshme në rrugë.

Banorët thonë se 57-vjeçari shpesh lëvizte me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit, duke krijuar rrezik për banorët.

Këto pretendime përforcohen edhe nga rezultatet e testit të alkoolit pas aksidentit, që konfirmuan se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas ngjarjes, Radaçi është larguar nga vendi i aksidentit, por është ndaluar pak më vonë nga policia.
Ai është arrestuar në flagrancë dhe po hetohet për shkelje të rënda të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje nevojën për kontrolle më të forta dhe monitorim më të rreptë ndaj drejtuesve problematikë.

Hita pezullon zinxhirin drejtues

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Hetimet vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...