Sërish Vlora pa ujë/ Avari e rëndë në tubacionin kryesor

Date:

Share post:

Vlonjatët e kanë gjetur sërish veten pa furnizim me ujë të pijshëm, pasi një avari e rëndë në rrjet ka detyruar stakimin e të gjitha stacioneve të ujësjellësit në qytet. Problemi është shfaqur pranë zonës “Miramare”, ku është dëmtuar tubacioni kryesor 500 mm i furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, defekti ka sjellë ndërprerjen totale të furnizimit për të gjithë qytetin, ndërsa grupet teknike ndodhen në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja po kryhet me urgjencë për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës”, thuhet në reagimin e UK Vlorë.

Ndërprerjet e ujit në qytetin bregdetar janë kthyer në një problem të përsëritur për banorët, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur konsumi dhe nevoja për furnizim rriten ndjeshëm.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...