Operacion i gjerë i policisë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe aktivitetit të paligjshëm është zhvilluar në disa zona, ku janë vënë në pranga shtatë shtetas të dyshuar për veprimtari kriminale. Sipas burimeve, një pjesë e të arrestuarve dyshohet se shpërndanin drogë pranë shkollave dhe në ambiente të ndryshme publike, duke rrezikuar sigurinë e të rinjve.


Në pranga kanë rënë shtetasit:
- Ermir Stojani
- Fatjon Fufi
- Xhulio Marku
- Bruno Dungaj
- Elson Piscaku
- Fatjon Piscaku
Ndërkohë, është arrestuar edhe Kol S., i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se operacioni erdhi pas një pune intensive dhe monitorimi të gjatë nga strukturat e policisë, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndojnë akuza që lidhen me shpërndarjen e narkotikëve dhe ushtrimin e aktiviteteve të kundraligjshme.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
©ZëriOnline


