Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe 4 të tjerëve

Date:

Share post:

Saga gati 1 dekadë e çështjes së Emiljano Shullazit dhe grupit të tij të kërcënimit të biznesmenëve duket se ka marrë fund këtë të martë, edhe në një vendim të Gjykatës së Lartë. Shkalla e tretë e gjyqësorit ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO të 4 vite e gjysmë më parë, që i gjeti fajtorë Shullazin dhe 4 të tjerë për grup kriminal dhe kanosje.

Emiljano Shullazi dhe 4 bashkëpunëtorë të tij mbeten fajtorë për gjobëvënie si grup i strukturuar kriminal, edhe pas vendimit të shkallës së tretë të gjyqësorit në vend. Gjykata e Lartë ka vendosur të martën rrëzimin e rekursit të Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi e Gilmandoi Dani, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO më 3 dhjetor të 2021-shit që i dënoi në total me 55 vite burg.

Për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, Shullazi u dënua më 14 vite burgim, ndërsa për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata kishte dhënë 12 vite burg për Danin, Qyqja dhe Zela nga 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në vendimin e së martës e veçuan Gilmando Danin, i njohur edhe si krahu i djathtë i Shullazit, pasi për shkak se ai u ekzekutua në një atentat mafioz 11 nëntorin e kaluar në afërsi të aeroportit të Rinasit, arsyetimi i refuzimit të rekursit të tij ishte prej faktit se ka vdekur.

Grupi ‘Shullazi’ u dënua fillimisht më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Përveç episodeve për të cilat u gjetën fajtorë anëtarët e grupit u shpallën të pafajshëm për akuza të tjera të rënda si shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy ish rektorëve të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Proceset gjyqësore maratonë të Emiljano Shullazit dhe 4 të tjerëve janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkohë që për këtë dosje të gjithë anëtarët e tjerë të grupit janë liruar, Emiljano Shullazi mbahet në qeli edhe për dy çështje të tjera të SPAK; vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dhe operacionin ‘revanshi’ ku për të është kërkuar dënimi me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe grup kriminal.

Dënimet për grupin “Shullazi”

Emiljano Shullazi    14 vite burg

Gilmando Dani       12 vite burg

Endrit Qyja             10 vite burg

Endri Zela                10 vite burg

Blerim Shullazi        9 vite burg

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...