Durrësi bëhet pjesë e rrjetit të fermave urbane/ Ekspertë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkohen në “EDEN”

Date:

Share post:

Durrësi mirëpriti Green Workshop-in e parë (“Punëtoria e Gjelbër”), të zhvilluar në kuadër të projektit ndërkombëtar “EDEN”, një nismë që synon sjelljen e modeleve moderne të fermave urbane dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në qytete.

Si mund të transformohen hapësirat urbane në zona të gjelbra, edukative dhe të qëndrueshme? Këto dhe të tjera u referuan e diskutuan gjatë aktivitetit që mblodhi në Durrës partnerë institucionalë, ekspertë dhe aktorë lokalë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, duke krijuar një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash mbi bujqësinë urbane, biodiversitetin dhe përfshirjen e komunitetit në zhvillimin e qyteteve më të gjelbra.

Në workshop morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Conversano-s në Itali, si lead partner i projektit, përfaqësues të GAL Molise Rurale, Bashkisë Durrës dhe shoqatës “Udhëtim i Lirë”, ndërsa online u bashkuan edhe partnerët nga Nikšić në Mal të Zi dhe Orto Botanico del Salento.

Gjatë sesionit teorik, ekspertët dhe stakeholderët e shoqatës “Udhëtim i Lirë” Erni Koçani, Florent Sinka dhe Silvi Jano prezantuan konceptin e Fermës Urbane, duke u ndalur tek roli i komunitetit, mbështetja e pushtetit vendor dhe ndikimi që këto modele kanë në zhvillimin e qëndrueshëm urban. Prezantimet u shoqëruan me shembuj konkretë dhe praktika të aplikueshme edhe në nivel lokal.

Një nga ndalesat kryesore të aktivitetit ishte vizita në shkollën e mesme profesionale publike “Charles Telford Erickson” në Golem, ku pjesëmarrësit panë nga afër laboratorët dhe praktikat që ndihmojnë të rinjtë të aftësohen në fushën e bujqësisë moderne, biodiversitetit dhe zhvillimit rural e urban.

Në kuadër të projektit “EDEN”, shkolla publike 9-vjeçare “14 Nëntori” është përzgjedhur për të pilotuar Fermën Urbane në Durrës. Partnerët vizituan ambientet e shkollës dhe diskutuan mbi mënyrën e organizimit dhe funksionalitetin e hapësirës së re të gjelbër që pritet të zbatohet në këtë institucion arsimor.

Workshop-i u mbyll me një vizitë në shkollën “Jusuf Puka”, e cila tashmë konsiderohet një model pozitiv i zhvillimit të hapësirave të gjelbra urbane, falë angazhimit shumëvjeçar të shoqatës “Udhëtim i Lirë” në ideimin dhe realizimin e kësaj nisme.

Aktiviteti u ndoq gjithashtu nga përfaqësues të Këshillit të Qarkut Durrës, drejtues shkollash, organizata lokale, pedagogë dhe studentë, duke e kthyer ëorkshop-in në një pikë takimi për ide dhe iniciativa që synojnë një qytet më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...