Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Date:

Share post:

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026, atë të Gjuhës së Huaj. Nuk u regjistruan problematika gjatë këtij provimi të parë. Sipas ZVA, paraprakisht qenë marrë të gjitha masat organizative, logjistike dhe të sigurisë për të garantuar një proces të qetë dhe të rregullt.

Provimi u zhvillolua në 11 qendra administrimi, të cilat janë pajisur me detektorë sigurie dhe mbështeten nga një strukturë e gjerë personeli, ku përfshihen 130 administratorë, 37 sekretues, 35 përgjegjës kati dhe 11 përgjegjës administrimi. Gjithashtu, në dispozicion të nxënësve janë edhe psikologët shkollorë, ndërsa oficerët e sigurisë do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit.

Një nga veçoritë e këtij viti është numri më i ulët i maturantëve krahasuar me një vit më parë. Në Maturën Shtetërore 2025 morën pjesë 2,450 nxënës, ndërsa këtë vit janë rreth 2,214, ose 236 maturantë më pak, një rënie prej afro 10%. Megjithatë, numri i qendrave të provimit mbetet i pandryshuar, me 11 qendra, që pritet të lehtësojë menaxhimin e fluksit të nxënësve.

Ky provim i parë tradicionalisht shënon hapjen zyrtare të sezonit të Maturës Shtetërore.

Ky vit, sipas ZVA Durrës, synon të garantojë standarde të larta sigurie, transparencë në administrim dhe kushte sa më të mira për maturantët që nisën sot sfidën e provimeve të maturës.

Suksese të gjithë maturantëve dhe familjeve të tyre!

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...