Kapet autori i dyshuar i plagosjes në Shijak, Policia e Durrësit zbardh rezultatet e muajit maj

Date:

Share post:

Autori i dyshuar i plagosjes së rëndë të ndodhur pasditen e së dielës në Shijak është arrestuar nga Policia. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Ervin Hodaj, gjatë një komunikimi me mediat, ku u prezantuan edhe rezultatet e punës së Policisë dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin gjatë muajit maj.

Sipas Hodajt, në pranga ka rënë Elton Beqiri, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Arrestimi i tij u bë i mundur falë reagimit të shpejtë të strukturave policore, bashkëpunimit me familjarët dhe informacioneve të siguruara në terren.

Gjatë deklaratës për mediat, drejtori i Policisë së Durrësit renditi si prioritete të institucionit sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore, luftën kundër krimeve të rënda dhe narkotikëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, luftën kundër krimeve mjedisore dhe ndërtimeve pa leje, si dhe trajtimin me profesionalizëm të rasteve të dhunës në familje dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Vetëm gjatë muajit maj janë evidentuar 383 vepra penale, nga të cilat 382 janë zbuluar. Janë identifikuar 434 autorë të dyshuar, ku 117 prej tyre janë arrestuar, 42 persona në kërkim janë kapur, 302 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin prill, numri i veprave penale të evidentuara është rritur me 136 raste, ndërsa zbulueshmëria është rritur me 2 për qind.

Policia ka finalizuar 10 operacione të rëndësishme gjatë muajit të kaluar, duke arrestuar 36 persona. Operacionet kanë synuar kryesisht goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, përfshirë raste pranë shkollave në Kavajë dhe Shijak, armëmbajtjen pa leje, kapjen e personave në kërkim, krimet e rënda dhe ato ekonomiko-financiare.

Nga këto operacione janë sekuestruar tre armë zjarri automatike kallashnikov, një armë gjahu, gjashtë armë sportive, mbi 134 gramë cannabis, më shumë se 60 gramë kokainë, mijëra euro dhe lekë të dyshuara si produkte të veprimtarive kriminale, 32 telefona celularë dhe katër automjete.

Një tjetër shqetësim mbetet dhuna në familje. Gjatë muajit maj janë trajtuar 373 konflikte, prej të cilave 370 kanë qenë raste konflikti familjar. Për të gjitha rastet janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Në fushën e sigurisë rrugore, me shtimin e fluksit të lëvizjeve, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin e akseve kryesore. Gjatë muajit maj janë vendosur 11.373 masa administrative, ose 3.155 më shumë se një muaj më parë. Janë regjistruar 10 aksidente rrugore, ku kanë humbur jetën katër persona, katër janë plagosur rëndë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Ndërkohë, 62 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit. Prej tyre, 34 janë arrestuar, ku 25 rezultuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia ka shtuar gjithashtu vëmendjen ndaj krimeve mjedisore dhe ndërtimeve pa leje. Sipas Hodajt, janë evidentuar pesë vepra penale në fushën e krimeve mjedisore, ndërsa numri i rasteve të konstatuara për ndërtime pa leje është rritur me 29 raste krahasuar me periudhat e mëparshme, si rezultat i kontrolleve më intensive në territor.

Në prag të sezonit turistik, Policia e Durrësit ka zhvilluar takime me autoritetet vendore për të garantuar rendin dhe sigurinë publike për qytetarët dhe turistët. Megjithatë, drejtuesit e policisë theksuan se mbeten problematike drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, rastet e dhunës në familje, si dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Banorët e Rrjollit shembin gardhin e Bashkim Ulajt; tensione dhe përplasje

Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg,...

Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë...

As bora, as jeta, nuk përballohen vetëm. Kërko ndihmë!

Tek ne, kur një punë është shumë e madhe për një njeri, zakonisht kemi vetëm dy zgjidhje. Ose...

Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup. Sipas...