Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit, digjen sipërfaqe të konsiderueshme

Date:

Share post:

Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Gjatë orëve të fundit, vatra e flakëve është spostuar në anën jugore të malit, përgjatë pjesës mbi rrugën kryesore ne lagjen “Sake”.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencave civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Sipas të dhënave nga terreni, aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për zonën e banuar, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...