Aksident zinxhir afër pikës kufitare të Morinës, shtatë të lënduar

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës, ku janë përfshirë 6-7 automjete. Si pasojë e përplasjes, shtatë persona raportohet paraprakisht se kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mes të lënduarve ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulanca në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Në vendngjarje ndodhet Policia e Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe menaxhuar situatën.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren-Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Policia po e orienton trafikun dhe u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shmangin këtë segment ose të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia e Kosovës pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...