Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një pjesë të dosjes “Revanshi”, duke dënuar me burg pesë anëtarë të grupit kriminal, mes tyre edhe dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj u dënuan secili me nga 10 vite burg. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tyre u ul në 6 vite e 8 muaj burg.

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca, si dhe Edison Muçeku, u dënuan secili me nga 8 vite burg, dënim që me gjykimin e shkurtuar u reduktua në 5 vite e 4 muaj.

Ndërkohë, Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit Eduard Ndreca, u dënua me 11 vite burg, të cilat, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, u reduktuan në 7 vite e 4 muaj.

Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, pranë Urës së Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Hetimet tregojnë se, gjatë periudhës maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Po ashtu, në muajt korrik-gusht të po atij viti, edhe Elvis Ndreca dyshohet se ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Sipas SPAK, në tetor të vitit 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Devis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se u përfshinë në trafikimin e paligjshëm të armëve dhe municioneve, të cilat ua shitën edhe personave me precedentë penalë.

Sa i përket Albert Zajës, i hetuar në të njëjtën çështje, procedimi ndaj tij është veçuar dhe po vijon në një dosje të ndarë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....