VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Date:

Share post:

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga aksidenti në Bahçallëk të Shkodrës tregojnë momentin kur një automjet del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren Edmonda Barbullushi, e cila po ecte në trotuar.

Videoja e biznesit para të cilit ndodhi ngjarja është tronditëse. Gruaja nuk ndodhet në rrugën e makinave, por në hapësirën e destinuar për këmbësorët, duke ecur e sigurtë, kur automjeti vërsulet mbi të, duke i marrë jetën.

Një ngjarje që po përsëritet me pasoja fatale. Gjatë verës, në plazhin e Durrësit, një taksi përplasi për vdekje një qytetar që gjithsshtu po lëvizte në trotuar. Dy ngjarje në qytete të ndryshme, por me një të përbashkët tragjike. Këmbësorët humbasin jetën në hapësira ku duhet të jenë të mbrojtur.

Këto nuk janë raste të izoluara. Aksidentet që përfshijnë këmbësorët teksa lëvizin në trotuar janë këmbanë alarmi për sigurinë rrugore dhe papërgjegjshmërinë e disa drejtuesve të mjeteve, respektimin e rregullave të qarkullimit dhe mbrojtjen e hapësirave publike nga automjetet.

Trotuaret nuk janë rrugë për makinat. Janë për njerëzit, këmbësorët, por sa të sigurt janë ata që i përdorin, kur një automjet mund t’u marrë jetën edhe aty?

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në Shkodër.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...