“E shtyva unë”, Pranon krimin me shpresën për ulje dënimi

Date:

Share post:

Ish-i dashuri i Aurora Tilës, vajzës së mitur shqiptare, ka pranuar në Gjykatë se ishte ai që shkaktoi vdekjen e 13-vjeçares, duke e hedhur nga ballkoni i një pallati, më 25 tetor 2024.

Gjatë procesit të apelit, i riu, i cili në shkallën e parë ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Mitur, ndryshoi versionin e tij dhe kërkoi falje për veprimin, si dhe për faktin se kishte pritur kaq gjatë për të pranuar përgjegjësinë.

“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Megjithatë, shpresojmë që gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, e cila caktoi një dënim të përshtatshëm”, deklaroi avokati Emilio Malaspina, përfaqësues i nënës së viktimës, informon media italiane.

Seanca është shtyrë për më 10 shtator pas kësaj dëshmie, kur pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. Avokati i familjes së Aurorës tha se rrëfimi erdhi shumë vonë dhe se nuk duhet të ndikojë në një ulje të dënimit.

“Besojmë se kjo zgjedhje është bërë pikërisht për të kërkuar një reduktim të dënimit prej 17 vitesh të vendosur në shkallën e parë. Ne do të presim me qetësi vendimin e gjykatës”, u shpreh ai.

Aurora Tila humbi jetën në tetor të vitit 2024, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Piacenza. Në momentin e ngjarjes, me të ndodhej një djalë 15-vjeçar, i cili fillimisht mohoi përfshirjen dhe pretendoi se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Hetuesit, megjithatë, ngritën dyshime që në fillim. Sipas akuzës, mes të dyve kishte pasur një lidhje disa mujore, e cila kishte përfunduar, ndërsa i riu ishte bërë gjithnjë e më kontrollues ndaj vajzës.

Aurora u kishte treguar shoqeve të saj për ndjekje dhe presione, madje kishte kërkuar edhe ndihmë nga inteligjenca artificiale për të kuptuar dallimin mes një marrëdhënieje të shëndetshme dhe një lidhjeje toksike.

Një dëshmitar deklaroi se e kishte parë 13-vjeçaren të kapur pas parmakut të ballkonit, ndërsa ish-i dashuri i saj e godiste në duar, duke bërë që ajo të binte në boshllëk.

Ngjarja shkaktoi reagim të madh në Itali, me qindra persona, kryesisht të rinj, që dolën në protesta duke kërkuar fundin e dhunës ndaj grave.

Në shkallën e parë, i riu u shpall fajtor për vrasje të rënduar dhe iu njohën edhe rrethanat rënduese, përfshirë përndjekjen. Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 20 vitesh e 8 muajsh burg, ndërsa gjykata vendosi 17 vite pas procesit me procedurë të shkurtuar.
Sipas gjyqtarëve, kërkimet dhe mesazhet e Aurorës me ChatGPT u konsideruan si një element që tregonte gjendjen e presionit dhe përndjekjes që ajo kishte përjetuar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...