Në kuadër të operacionit të koduar “Shënavlashi”, policia e Durrësit kapi dhe vuri në pranga 33-vjeçarin Ilir Buqeza, i cili ishte shpallur në kërkim pas plagosjes së një të riu me armë zjarri rreth tre muaj më parë. Operacioni u zhvillua si pjesë e megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, me objektivin për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.


Buqeza, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit më datë 30 maj 2024, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, akuzohet për plagosjen e kushëririt të tij, Eduard Buqeza, 24 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në fshatin Shënavlash më 21 maj 2024.
©️zërionline


