SPAK kërkon kalimin e dosjes SASPAC për gjykim, Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kundërshtojnë

Date:

Share post:

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për dosjen “SASPAC”, ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili vijon të mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës, të pandehurit kundërshtuan kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim. Pasi dëgjoi argumentet e palëve, gjykata u tërhoq për vendimmarrje, ndërsa shpallja e saj është caktuar për datën 27 korrik.

Beqaj vazhdon të kundërshtojë masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur ndaj tij në korrik të vitit 2024 në kuadër të hetimeve për dosjen “SASPAC”. Sipas tij, paraburgimi nuk mbështetet në prova konkrete dhe nuk plotëson kriteret e proporcionalitetit.

Sipas SPAK, gjatë kohës që drejtonte SASPAC-un, Beqaj dyshohet se ka favorizuar procedura fiktive prokurimi për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët janë zhvilluar vetëm në dokumentacion, ndërsa fondet publike janë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të përfshira në skemë.

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet për pesë vepra penale: “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim të pasurisë”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, hetuesit e BKH-së sekuestrojnë disa dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar mesditën e sotme kontrolle në ambientet...