Grabitje në një pikë telefonie pranë stadiumit në Durrës

Date:

Share post:

Një pikë e telefonisë celulare pranë kryqëzimit të madh të stadiumit në Durrës është grabitur gjatë ditës, ku një person dyshohet se ka marrë xhiron ditore të subjektit.

Sipas policisë, referuar pamjeve, autori nuk ka përdorur armë gjatë ngjarjes, por ka kërcënuar punonjësen që ndodhej në ambientet e biznesit dhe më pas ka marrë nga sirtari shumën e parave, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas sinjalizimit për grabitjen, policia ka nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit. Janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës dhe të subjektit, të cilat po analizohen për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...