Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te kompleksi “Kamelia”, ka rënë zjarr në një apartament në pronësi të shtetasit Enver Shala.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së.

Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll, po dhe pas kësaj pushues e banorë nuk kanë mundur të kthehen në objekt. Ata kanë qëndruar jashtë derisa në pallat u kthye energjia elektrike dhe largua tymi.

Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...