Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 në lagjen nr.13 në Durrës ku një taksist 26-vjeçar ka përplasur me mjetin e punës një 66-vjeçar.

66-vjeçari Fize Dine u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ku dhe humbi jetën nga demtimet e marra. Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ishte në trotuar kur u godit nga një taksi e drejtuar nga Aldi Talelli dhe pësoi plagë të shumta. Taksisti u arrestua, hetimet vijojnë.
©ZëriOnline


