Katër persona kanë mbetur të plagosur me djegie në pjesë të ndryshme të trupit, teksa po riparonin motorin e një skafi në Porto Palermo.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 17 gushtit, ndërsa të dëmtuarit janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Himarës.
Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se benzina e derdhur nga mjeti në riparim ka marrë flakë dhe ka pasur shpërthim dhe të katërt kanë pësuar djegie.
Të plagosurit janë identifikuar nga blutë si Mateo Merdanaj, 38 vjeç, Aleks Doda, 18 vjeç, Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, dhe Ardinant Qaziu, 25 vjeç.
Pas marrjes së ndihmës së parë, të katër janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim më të specializuar. Për shkak të gjendjes më të rënduar, Xhemal Ismailaj është transportuar drejt Tiranës për mjekim të mëtejshëm.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.
©ZëriOnline


