Ethet e Nilit në Korçë/ ISHP: I moshuari u infektua nga mushkonjat në vend, Dezinsektohet zona

Date:

Share post:

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit.

Ai është një i moshuar, i cili po trajtohet i izoluar në spitalin e Korçës. Sipas ISHP-së, gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme.

Ekspertët shpjegojnë se rreth 80% e personave të infektuar me virusin nuk shfaqin simptoma, ndërsa në raste të tjera mund të shfaqen simptoma të lehta. Një pjesë e pacientëve mund të kalojnë në forma më të rënda të sëmundjes, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë dhe prekjen e trurit.

“Bëjnë forma të rënda ata me imunitet të ulët, ata që kanë kryer ndërhyrje të veshkave, transplante”, shprehet Vasili.

Ekspertët theksojnë se mushkonja që transmeton ethet e Nilit është e pranishme edhe në vendin tonë.

Në rast se shfaqen simptoma të rënda, këshillohet kërkimi i menjëhershëm i kujdesit mjekësor, veçanërisht nëse një person ka temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, dhimbje të forta koke, konfuzion, dridhje ose dobësi të papritur të muskujve.

Për parandalimin e përhapjes së mushkonjave, ekspertët këshillojnë që të mos mbahen enë me ujë të ndenjur në oborre apo kopshte, pasi ato mund të shërbejnë si vende grumbullimi dhe shumimi të mushkonjave.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...