Beleri lë qelinë/ Jashtë burgut flet greqisht: Do ankohem në Strasburg për burgimin

Date:

Share post:


Me vendim gjykate, pas më shumë se një viti e tre muaj pas hekurave Fredi Beleri la qelinë të hënën. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për t’u liruar me kusht.

Në dalje, ai u prit nga i biri, ndërsa sa kaloi pragun e burgut të Fierit të parin mesazh zgjodhi ta përcjellë në gjuhën greke. Mediave të vendit fqinj e me pas atyre shqiptare u tha se do ta kërkojë pafajësinë në Strasburg dhë nëse fiton do t’i rikthehet jetës politike. Por deri sa të flasë Strasburgu, ai deklaroi se do të jetojë jashtë Shqipërisë, mes Athinës, aty ku u zgjodh eurodeputet, dhe Brukselit.

Beleri hodhi akuza për paligjshmëri në zgjedhjet e gushtit në Himarë megjithatë tha se do të bashkëpunonte me pasardhësin e tij, Tavon për të mirën e Himarës.

Beleri u lirua me kusht nga qelia afro gjashtë javë nga përfundimi i dënimit për korrupsion zgjedhor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...