Një vdekje në det/ Arrest kardiak apo pasojë e Techno Party-t në plazhin e Delisufit?

Date:

Share post:

Një tjetër tragjedi ka goditur këtë sezon plazhet shqiptare, por këtë herë, dyshimet shkojnë përtej një arresti kardiak të zakonshëm. Sot, rreth orës 17:59, sipas policisë vendore, në plazhin e Delisufit, një shtetas italian, i identifikuar si F. S., 41 vjeç, humbi jetën në rrethana ende të paqarta. Megjithëse paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak të ndodhur gjatë larjes në det, pyetjet rreth kësaj ngjarjeje nuk kanë vonuar të ngrihen.

Në të njëjtën kohë, në plazhin e Delisufit po zhvillohet një techno party, një ngjarje argëtuesr që tërheq shumë të rinj nga vende të ndryshme për një festë nën ritmet e muzikës elektronike. Festa të tilla shpesh shoqërohen me përdorimin e substancave të ndryshme që mund të ndikojnë në shëndetin e pjesëmarrësve, veçanërisht kur kombinohen me nxehtësinë dhe aktivitetin e lartë fizik.

Ndërsa grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, mbetet e paqartë nëse vdekja e 41-vjeçarit është thjesht një rast i trishtë i një arresti kardiak, si shumë të tjerë këtë sezon, apo nëse mund të jetë ndikuar nga faktorët e tjerë që lidhen me techno party-n. Hetimet pritet të zbardhin nëse ai kishte marrë pjesë në festë dhe nëse po, a mund të kenë luajtur rol substancat që përdoren shpesh në këto evente.
Ndërsa sezoni vazhdon, mbetet e rëndësishme që siguria e pushuesve të jetë prioritet dhe që çdo ngjarje e dyshimtë të hetohet për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...