Delegacioni i KFOR-it në Portin e Durrësit

Date:

Share post:


Një delegacion me ushtarakë të KFOR-it ka vizituar Portin e Durrësit, vizitë kjo e kryer në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm disavjeçar mes palëve.

Delegacioni u prit në ambjentet e portit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës Kreshnik Bajraktari si dhe anëtarë të tjerë të stafit.
Bajraktari nënvizoi gatishmërinë e autoritetit që ai drejton për vijimësinë e bashkëpunimit me strukturat e KFOR-it, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të standardeve të sigurisë si dhe koordinimin më efikas të agjencive ligjzbatuese të cilat operojnë në hapësirat portuale.

Kreu i APD-së, i njohu gjithashtu me investimet madhore dhe 2 projektet strategjike të cilave po ju nënshtrohet aktualisht Porti i Durrësit si dhe rolin e rëndësishém të bazës ushatarake që planifikohet të ndërtohet në Porto Romano, si dhë nënvizoi rëndësine që ato mbartin në aspektin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Në vijim të takimit, ekipi  KFOR shfaqi interes mbi kapacitetet përpunuese si dhe standarded dhe planet e sigurisë të implementuara në port si një ndër pikat më të rëndësishme të kalimit kufitar në vend. Delegacioni i pranishëm prezantoi dhe planet e afërta për zhvillimin e disa seancave stërvitore të përbashkëta me forcat vendase në funksion të rritjes së nivelit të ndërveprimit si një prej pikave kryesore të planit të trajnimit tënjësive të KFOR-it.

Në mbyllje të takimit, delegacioni shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi asistencën dhe kontributin e ofruar nga Porti i Durrësit, gjatë proceseve të dislokimit të mjeteve dhe trupave ushtarake, si dhe vlerësoi mirëadministrimin e territorit portual dhe infrastrukturën e sigurisë portuale si një ndër asetet e rëndësisë së veçantë kombëtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e përgjegjësit të sektorit në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të gjykatës së Hagës për dënimin e 4 ish-lidërve së UÇK-së. Para...

Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Peshkopi Gëzim Dani

Një 40-vjeçar, i konsideruar nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim...