Një verë në agroturizëm. Historia e Unejsës, gjimnazistes nga Shijaku

Date:

Share post:

Gjatë muajve të verës, shumë të rinj nga zonat rurale kanë zgjedhur të përfshihen në agroturizëm, një sektor që gjithnjë e më shumë po ofron mundësi pune dhe përvojë jetësore. Një prej tyre është Unejsa Mema, një gjimnaziste nga Xhafzotaj, e cila e ka kaluar verën duke punuar në një fermë agroturistike të zonës, si kamariere. 

“Puna në këtë agroturizëm më ka ofruar mundësinë të mësoj dhe të zhvilloj aftësi të reja, të komunikoj me të huaj etj. Të ardhurat nga puna do t’i përdor për të plotësuar nevojat e mia kryesisht shkollore, por përvoja këtu po më ndihmon të kuptoj ç’dua të bëj më tej dhe të qëndroj pranë familjes, në atdhe. Një përvojë studimi jashtë do të më pëlqente gjithsesi.”

Për Unejsën, kjo përvojë jo vetëm që i jep mundësinë të fitojë disa të ardhura, por edhe e ndihmon të mbajë një lidhje më të fortë me vendin e saj, duke mos u tunduar nga emigrimi.

“Gjithnjë kemi pas objektiv të afrojmë të rinjtë e zonës. Unë jam vetë nga kjo zonë dhe e di që ka njerëz të aftë për të shërbyer në turizëm po nuk kishin mundësi. Tashmë kjo ekziston. Unë jam vetë një ish-emigrant, po në kohën kur kam emigruar situata ka qenë tejet e vështirë. Sot situata është krejt tjetër”, shprehet Fundim Gjepali, shef i mirënjohur i kuzhinës dhe sipërmarrës në sektorin e agroturizmit në vendlindjen e tij.

Gjepali, pronar i kësaj ferme po dhe të tjerë në zonë janë të përkushtuar për të mbështetur të rinjtë si Unejsa, duke krijuar mundësi që i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre. 

Sipas tyre, investimi në të ardhmen e rinisë është një hap i rëndësishëm për të frenuar trendin e emigrimit që ka prekur shumë komunitete në Shqipëri.  

Më 9 shtator Unejsa do t’i kthehet shkollës, por këtë herë me një përvojë të re, që  e ka bindur ta ndërtojë të ardhmen këtu, duke u përfshirë në studime që e lidhin me menaxhimin e agroturizmit, si dhe duke ruajtur një lidhje të fortë me vendlindjen e saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...