Aksident i rëndë në Selenicë të Vlorës, 6 të plagosur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gumenicë të bashkisë Selenicë, ku një automjet është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë. Si pasojë e goditjes së menjëhershme, 6 persona kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar mjetet e ndihmës së shpejtë. Të dëmtuarit u transportuan me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nga ekipet e urgjencës.

Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar perimetrin e aksidentit. Ekspertët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...