Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

Date:

Share post:

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë dhe të dokumentojë një pjesë të rëndësishme të jetës letrare të qytetit ndër vite.

“Antologjia e Poezisë Durrsake” u përurua në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, në një takim të moderuar me finesë nga bibliotekarja Teuta Dhima, kushtuar poezisë, autorëve dhe dashamirësve të letërsisë. Në 81-vjetorin e saj, Biblioteka Publike e Durrësit sjell në një hapësirë të përbashkët emra të brezave dhe profileve të ndryshme të poezisë durrsake.

Antologjia ka karakter dokumentues dhe përfshin edhe autorë, pena e të cilëve gjen për herë të parë dritën e botimit, po dhe që përfshihen për herë të parë në një përmbledhje të këtij lloji. Përtej vlerës letrare, botimi synon të mbetet një dëshmi e kujtesës kulturore të Durrësit dhe e kontributit që poetët durrsakë kanë dhënë në letërsi.

Realizimin e këtij botimi e përshëndetën një nga drejtueset e Bibliotekës për shumë vite, poetja Flora Dervishi, shkrimtarët Fatmir Minguli, Agim Bajrami, gazetari Gëzim Kabashi dhe regjisori i mirënjohur Haxhi Rama, të cilët e vlerësuan antologjinë si një botim me rëndësi për Durrësin, autorët e tij, por edhe për poezinë shqiptare në tërësi.

Mes emrave të përfshirë në këtë botim janë dhe poetë të kujtesës, figura të njohura të kulturës dhe letërsisë shqiptare si Vinçenc Prendushi, Moikom Zeqo, Demir Gjergji, Hysen Çela, Sokol Olldashi, Avni Mulaj, Shaban Murati, Thanas Mustaqi, Shpëtim Myshketa, Matish Gjeluci, Nikolla Spathari, Prokop Gjergo, Zyhni Beqiraj, Alfons Dovana, Rexhina Gjordeni, Perikli Jorgoni, Gjergj Komnino, Sami Velçani, Koço Nika dhe shumë të tjerë.

Shkrimtari Shpendi Topollaj, i njohur si një prej autorëve me numrin më të lartë të botimeve dhe dhurimeve në Bibliotekën e Durrësit përshëndeti gjithashtu përfshirjen e kësaj pasurie poetike në një vëllim të vetëm.

Si kujtim i këtij projekti, familjarëve të poetëve të ndjerë dhe autorëve që janë pjesë e botimit iu dhurua një kopje e antologjisë.

Botimi është realizuar nga shtëpia botuese “Jozef”, duke i dhënë formë një dokumenti që më shumë se një përmbledhje poetike, funksionon si një hartë e kujtesës letrare të Durrësit.
V. Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...