Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Date:

Share post:

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses së saj, Enver Grëmbi, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suk të Roskovecit.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi Bledar Bakaj, 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Enver Grëmbi, 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.  

Sipas policisë, 52-vjeçari kishte thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.

Grëmbi po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.  

Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.

Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.  

Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...