Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Date:

Share post:

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Ky emërim vjen në një moment delikat dhe plot sfida për këtë institucion.

Alban Xhelili ka qenë deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, duke qenë pjesë e debateve politike dhe ekonomike për rajonin bregdetar. Përpara angazhimit të tij të plotë në politikë, Xhelili ka pasur eksperiencë në fushën e financës dhe auditimit, duke drejtuar subjekte konsulence kontabël, një element që lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e institucioneve. Ai ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS-së në garën e fundit elektorale në qarkun e Durrësit, pa nundur të fitojë.

Marrja e postit të drejtorit të filialit nga ana e Xhelilit vjen pas një periudhe të trazuar për këtë institucion. Filiali i Postës në Durrës u përfshi së fundmi nga një skandal i madh financiar, ku dy ish-drejtuesett u ndaluan nga drejtësia nën akuzat për abuzim dhe vjedhje të fondeve të dedikuara për pensionet dhe ndihmat
Në këtë kontekst, emërimi i tij shihet si një lëvizje për të rikthyer stabilitetin, kontrollin financiar dhe besimin e qytetarëve tek shërbimet postare në Durrës, Shijak dhe Krujë. Prezantimi i tij pritet të shënojë nisjen e një faze të re riorganizimi për filialin e Durrësit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...