Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Date:

Share post:

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një tuneli të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës, në Vlorë.

Ngjarja u konstatua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth.

Pas njoftimit për zjarr, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në zonë dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje shkuan gjithashtu forcat e Policisë dhe grupi hetimor.

Kontrolli i numrit të shasisë tregoi se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Policia po verifikon edhe mundësinë që fuoristrada të jetë përdorur në veprimtari të paligjshme përpara se autorët ta fshihnin në tunelin e vjetër ushtarak.

Vendndodhja e automjetit ka shtuar dyshimet e hetuesve. Fuoristrada ndodhej brenda tunelit, në një zonë të izoluar dhe të aksesueshme përmes një rruge të paasfaltuar. Për këtë arsye, banorët nuk e kishin konstatuar më herët praninë e saj.

Policia ka nisur administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Hetuesit synojnë të identifikojnë personat që e kanë transportuar dhe braktisur automjetin në tunel, si dhe të rindërtojnë itinerarin që ai ka përshkuar.

Grupi hetimor po punon gjithashtu për të përcaktuar kohën kur fuoristrada është dërguar në Cërkovinë dhe nëse është përdorur për ndonjë aktivitet të paligjshëm përpara djegies.

Flakët nga automjeti përfshinë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndërhynte edhe për izolimin e zjarrit në zonë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...