Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një banese të pabanuar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00, në pronësi të shtetasit S. G. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se porta është dëmtuar nga një lëndë plasëse.
Nga ngjarja raportohet vetëm dëmtimi i portës, ndërsa grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe mënyrën se si është kryer shpërthimi.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe nëse banesa ka qenë objekt i një sulmi të qëllimshëm.


