Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Date:

Share post:

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon shkëputjen e fshatit Rinas, së bashku me territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Bashkia Krujë dhe kalimin e tyre në Bashkinë Tiranë.
Të 31 Këshilltarët Bashkiak kanë votuar kundra propozimit të Komisionit Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, e cila parashikon ndarjen e fshatit Rinas dhe Aeroportit “Nënë Tereza” nga Bashkia Krujë dhe kthimin e kësaj zone si Njësi Administrative, pjesë e Bashkisë Tiranë. Sipas Këshillit Bashkiak Krujë, ky ndryshim nuk përbën thjesht një riorganizim të brendshëm administrativ, por ndryshon përkatësinë territoriale dhe kufijtë e Bashkisë Krujë dhe Qarkut Durrës. Për këtë arsye, Këshilli vlerëson se procesi duhet të zhvillohet me transparencë të plotë dhe në respekt të nenit 108 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kartës Europiane të Autonomisë Vendore dhe legjislacionit në fuqi, veçanërisht për sa i përket marrjes së mendimit të komunitetit të prekur.
Këshilli Bashkiak thekson se Rinasi nuk është vetëm vendndodhja e aeroportit, por një territor me banorë, familje, prona, toka bujqësore, biznese dhe lidhje të forta historike, gjeografike dhe komunitare me Niklën dhe Bashkinë Krujë. Për këtë arsye, ndryshimi i përkatësisë territoriale duhet të marrë në konsideratë historinë dhe interesat e komunitetit që jeton dhe ushtron aktivitetin në këtë territor.
Këshilli Bashkiak Krujë sqaron se kundërshtimi i ndryshimit nuk lidhet me zhvillimin e Rinasit apo të Aeroportit “Nënë Tereza”. Përkundrazi, ai mbështet çdo investim dhe projekt që sjell zhvillim ekonomik, infrastrukturor dhe social për Rinasin dhe zonën përreth. Sipas tij, zhvillimi i Rinasit nuk kërkon domosdoshmërisht ndryshimin e përkatësisë territoriale.
Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me ndikimin ekonomik të këtij territori. Bashkia Krujë përfiton aktualisht rreth 10% të të ardhurave të lidhura me aktivitetin e aeroportit, rreth 40 milionë lekë, shumë që përbën një të ardhur të rëndësishme për një bashki me buxhet vendor të kufizuar. Këshilli vlerëson se territoret që përballojnë përgjegjësi dhe ndikime infrastrukturore, sociale apo mjedisore duhet të kenë edhe përfitime të drejta dhe proporcionale nga zhvillimi ekonomik i tyre.
Në vend të shkëputjes së Rinasit, Këshilli Bashkiak Krujë kërkon forcimin dhe zhvillimin e Bashkisë Krujë, përmes investimeve të rëndësishme infrastrukturore, ndër të cilat: ndërtimi i Rrugës Krujë–Tiranë; rikonstruksioni i Rrugës Krujë–Fushë Krujë; ndërtimi i Unazës Jugore të Fushë-Krujës; zgjidhja përfundimtare e hyrje-daljeve që lidhin Bashkinë Krujë me aksin Thumanë–Kashar;
Këshilli Bashkiak Krujë e konsideron këtë çështje si një çështje territoriale, institucionale dhe të interesit publik, dhe jo si një përplasje politike. Sipas tij, interesi i qytetarëve, respektimi i territorit, tradita historike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jenë bazë e çdo vendimmarrjeje.
Për këto arsye, Këshilli Bashkiak Krujë kërkon që Rinasi, së bashku me territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të vijojë të jetë pjesë e Njësisë Administrative Nikël dhe e Bashkisë Krujë, si dhe që përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare të zhvillohet një proces real dhe transparent konsultimi me banorët dhe komunitetin e prekur.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të gjykatës së Hagës për dënimin e 4 ish-lidërve së UÇK-së. Para...