Në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, bashkëshorti i saj kundër vendimit

Date:

Share post:

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të debatit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze pritet të dalin në ankand në Paris, një vendim që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit, Bernard d’Ormal.

Ankandi, i organizuar nga shtëpia Millon në Hotel Drouot, përfshin disa prej sendeve personale dhe veshjeve që i përkisnin aktores dhe aktivistes Bardot. Mes tyre janë kapelet prej kashte që ajo përdorte shpesh, bereta, artikuj të kujdesit personal, të brendshme dhe këpucë baleti Repetto.

Sendet janë mbajtur ndër vite në apartamentin e saj në Paris, por edhe në La Madrague, rezidencën e famshme buzë detit në Saint-Tropez, të cilën Bardot e bleu në vitin 1958, pasi u bë e famshme me filmin “Dhe Zoti… krijoi Gruan”. Bernard d’Ormal, 85 vjeç, ka kundërshtuar publikisht ankandin, duke e cilësuar atë si mungesë respekti për kujtimin e bashkëshortes së tij.

“Këto janë sende personale. Pse po mbahet ky ankand? Për kafshë? Është qesharake dhe mungesë respekti për kujtimin e Brigitte. E gjithë kjo mund të ishte ruajtur për ditën kur njerëzit mund të vizitojnë La Madrague. Është skandaloze ta zhveshësh në këtë mënyrë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Bardot nuk do të kishte qenë dakord me shitjen e sendeve personale.

“Brigitte sigurisht që nuk do të kishte rënë dakord për këtë shitje. Ajo do t’i kishte hedhur ato”, ka deklaruar d’Ormal.

Sipas mediave, ankandi synon të mbledhë fonde për Fondacionin Brigitte Bardot për mbrojtjen e kafshëve, të themeluar nga aktorja, si dhe për djalin e saj 66-vjeçar, Nicolas Sarrier. D’Ormal ka shprehur gjithashtu shqetësimin se edhe pronat e Bardot në Saint-Tropez, La Madrague dhe La Garrigue, mund të shiten në të ardhmen.

“Kam jetuar atje për 35 vjet dhe tani po më dëbojnë. A mund ta besoni?”, është shprehur ai për mediat franceze.

Brigitte Bardot u nda nga jeta në dhjetor, në moshën 91-vjeçare. Ajo dhe Bernard d’Ormal qenë bashkë për rreth 30 vjet. Çifti u martua në mënyrë fetare në Norvegji në vitin 1992, por martesa nuk u bë kurrë ligjërisht e vlefshme në Francë. Edhe çështja e trashëgimisë ka qenë pjesë e debatit. D’Ormal nuk mori pasuri nga testamenti i Bardot, ndërsa ai vetë ka deklaruar se ishte ai që i kishte thënë bashkëshortes se nuk dëshironte të trashëgonte asgjë.

Nga Fondacioni Brigitte Bardot është pretenduar se d’Ormal ishte vetë president i fondacionit në kohën kur u miratua ankandi, pretendim që 85-vjeçari e mohon.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri rrezikoi banesat, shkrumbohen ullishte dhe dru frutorë në Shushicë të Vlorës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bunavisë dhe Grabianit, në njësinë administrative Shushicë të...

Tragjedi në Durrës, 70-vjeçari humb jetën pas rënies nga ura e Dajlanit

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës. Ngjarja është bërë e ditur nga Policia...

SHBA/ Gjuetari i moshuar vret nënën e 5 fëmijëve pasi e ngatërroi me një dre

Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u vra tragjikisht në Delaware të SHBA-së, kur një gjuetar e qëlloi...

Superstrada Tiranë-Durrës bllokohet gjatë natës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku më 21 dhe 22 shtator

Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve që po...