Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u vra tragjikisht në Delaware të SHBA-së, kur një gjuetar e qëlloi me armë, i cili, sipas policisë, e ngatërroi me një dre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 18 shtator. Për vdekjen e saj u arrestua një 74-vjeçar.
Sipas Policisë, rreth orës 19:40, 39-vjeçarja po ecte në një fushë të hapur së bashku me një burrë dhe dy fëmijë. Në të njëjtën kohë, gjuetari ndodhej në një strukturë të kamufluar nga ku po gjuante drere.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 74-vjeçari besoi se kishte parë një dre dhe qëlloi. Plumbi goditi 39-vjeçaren.
Pas vdekjes së saj nisi një fushatë online për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe transportimin e trupit të saj drejt Guatemalës, vendit ku ajo kishte origjinën.


