15 mijë nxënës nga Kosova drejt Durrësit/ Policia merr masa për sigurinë

Date:

Share post:

Rreth 15 mijë nxënës nga Kosova pritet të akomodohen në hotelet përgjatë vijës bregdetare të Durrësit gjatë shtatorit deri më 15 tetor, në kuadër të një projekti që parashikon vizita dhe qëndrime turistike në Shqipëri.

Për grupin e parë, prej rreth 500 nxënësish, qëndrimi do të zgjasë rreth një javë. Gjatë kësaj periudhe ata do të vizitojnë edhe destinacione historike e kulturore në vend.

Për të garantuar sigurinë e tyre, shefi i Stacionit të Policisë Plazh ka zhvilluar një takim me drejtues dhe përfaqësues të shkollave pjesëmarrëse në projekt.

Sipas Policisë, janë marrë masa për parandalimin e incidenteve dhe çdo situate që mund të cenojë sigurinë apo qetësinë e nxënësve gjatë qëndrimit në Durrës dhe gjatë vizitave turistike.

Policia e Durrësit ka garantuar gjithashtu mbështetje dhe angazhim maksimal për çdo nevojë apo situatë që mund të kërkojë ndërhyrjen e strukturave të rendit gjatë qëndrimit të nxënësve në qark.

Me fluksin e nxënësve që do të vijojë për më shumë se një muaj, strukturat e rendit do të kenë në fokus jo vetëm sigurinë në zonat ku akomodohen grupet, por edhe lëvizjen e tyre gjatë aktiviteteve dhe vizitave në territor.

spot_img

Artikuj të lidhur

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...

Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë,...

Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një person; policia kontrollon kamerat

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas...

“Më rrezikoi jetën, por nuk përdora autoritetin tim”/ Shefi i Komisariatit të Krujës reagon pas videos së sherrit

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka kthyer vëmendjen te kultura e të fortit në rrugë...