Grupi i hakerave iranian publikon mbi 600 numra telefonash të personelit të SHISH

Date:

Share post:

Grupi i hakerave iranianë, HomeLand Justice ka publikuar në Telegram një sërë dokumentesh, mes të cilave pretendon se janë edhe numrat celularë të personelit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për mbi 600 numra celularë të stafit të SHISH.

Krahas tyre grupi iranian, i cili ka marrë përsipër disa herë sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, ka publikuar edhe faturat e kompanisë telefonike për pagesat që janë bërë për këto numra ne emër të Shërbimit Informativ Shqiptar, çka ngre dyshimet që hakerët të kenë sulmuar kompaninë telefonike.

Publikimi i tyre vjen në një kohë që SHISH është në qendër të diskursit publik pas masës së arrati ndaj ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, por duhet theksuar se faturat në fjalë i përkasin vitit 2020.

Në grupin në Telegram hakerat kanë publikuar edhe disa dokumente të tjerë, përfshirë disa certifikata sigurie për një punonjës të ministrisë së Jashtme, apo dhe një shkresë të vitit 2018 për deklasifikimin e informacioneve të SHISH-it në kuadër të procesit të vettingut. Por ende nuk duhet se ku janë marrë këto dokumente.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...