Virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet raste të reja infektimi në Shqipëri

Date:

Share post:

Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë shfaqur në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në tre.

Raportohet se, edhe rastet e reja janë regjistruar në Korçë, njësoj si i pari. Infektimi i parë u konfirmua gjatë muajit gusht.

Bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës. Analizat e kryera konfirmuan më pas praninë e virusit të Nilit Perëndimor.

Pas evidentimit të rastit të parë, Instituti i Shëndetit Publik nisi hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës. Specialistët dolën në terren për të verifikuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin, ndërsa u morën edhe mostra nga banorë të zonës për kryerjen e analizave.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Në pjesën më të madhe të rasteve, infeksioni mund të kalojë pa simptoma. Te personat që shfaqin shenja të sëmundjes mund të evidentohen temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera dhe të vjella.

Në raste të rralla, infeksioni mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas të dhënave...

“Kisha një parandjenjë që…”, ish-drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala ne SPAK për dosjen Agasi

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 40...

Vdekja e Xhuana Nikollit, Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-bashkëshorti i saj

Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi,...

Veliaj punon nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve në bashki

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga burgu disa ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndryshimet...